Aksident, tre të lënduar në Prizren

Në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ndërsa të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas ndihmës mjekësore janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raport. /GazetaePrizrenit.net