Aksident zinxhirë në Zhur të Prizrenit, tre të lënduar
Në aksident janë përfshirë tetë vetura dhe është bllokuar përkohësisht rruga, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sipas raportimeve te deritashme ju njoftoj se në kilometrin e dytë (fshati Zhur – Prizren), në drejtim të pikëkalimit kufitar Vërmicë, si pasojë e një aksidenti me tetë vetura rruga është bllokuar përkohësisht. Tre persona raportohet se kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Automjetet janë duke shfrytëzuar rrugët alternative. Apelojmë tek të gjithë shoferët, qe gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë, dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve. Pas raportimeve shtese nga kompetentet do të njoftoheni për informacione tjera”, ka njoftuar Hoxha.