06-05-2024

Aksidente me lëndime në Prizren e Suharekë

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e dy aksidenteve të trafikut, që kanë ndodhur në Prizren e Suharekë,  raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Raporti 24 orësh i policisë:

Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 10.04.2020 – 16:30.  Është raportuar për një aksident trafiku  në mes të tri automjeteve me targa vendore.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Rr. Hajdin Berisha, Suharekë 10.04.2020 – 9:50. Është raportua r për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj  kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri ngasës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.