Aksidenti i Gjilanit: Familja Çoçaj ia falë gjakun familjes Avdiaj (VIDEO)
Gjithë burrat e fisit Çoçaj erdhën nga Hasi në Gjilan.
Ata, brenda sallës së komunës po i presin meshkujt e familjes Avdiajt nga Peja, njofton Klan Kosova.
Këtu hasianët kanë për t`zgjatur dorën e pajtimit pejanëve, pas tragjedisë së 7 marsit, në të cilën mbeti i vdekur familjari i tyre Qerim Çoçajt.
Këtë përsipër e mori i biri i të ndjerit.
Veprën e faljes së gjakut për shoferin e kamionit, po e çmon lartë edhe kryemami i Gjilanit.