24-11-2024

Aksidenti i parë me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”, i vdekuri punëtor i Bechtel Enkas nga Prizreni

Personi që është aksidentuar dje për vdekje në autostradën “Arbën Xhaferi” është punëtor i Bechtel Enkas.
Një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Arbër Xhaferi”, ka qenë fatal për 48-vjeçarin H.S. nga Prizreni. Ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja e njërit prej tri automjeteve të cilat janë aksidentuar.

Një koleg i të ndjerit ka thënë për Gazetën Express se në momentin kritik viktima ka qenë duke e kryer punën e tij.
“Një shofer i ka goditur punëtorët të cilët ishin duke u përkujdesur për vënien e shenjave të trafikut”, ka thënë ai.

E lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe një punëtor tjetër i Bechtel Enkas i cili është i shtrirë në QKUK. E. N, po ashtu nga Prizreni, ka marrë lëndime trupore në shtyllën kurrizore.

Se një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është lënduar dhe gjendet në QKUK për trajtim mjekësor e kanë konfirmuar nga Bechtel Enka.
“Mund të ua konfirmoj se një punëtor i Bechtel Enkas ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar”, ka thënë Ela Ruci, Zëdhënëse e Bechtelit.
Ndërkaq për aksidentin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, por duke mos bërë të ditur se i ndjeri ka qenë punëtor i Bechtel Enkas.

Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamionetë me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo pas pak njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.