03-12-2024

Ish të burgosurit vizitë në Burgun e Dubravës, ku ndodhi masakra, Muharremaj i pret në takim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur në takim ish-të burgosurit e Dubravës, të cilët i mbijetuan masakrës së tmerrshme para 20 viteve në burg.

“Ata sot përkujtojnë 20 vjetorin e një masakre të tmerrshme që ndodhi dikur në Burgun e Dubravës.

I kam vizituar dhe jam takuar me ta para se të nisen sot, për në vendin ku ka ndodhur historia para 20 viteve, pra në Burgun e Dubravës ku do të mbahet tubimi përkujtimor.

Kontributin e tyre për lirinë e vendit duhet ta nderojmë dhe natyrisht përkulemi me respekt për të rënët si nga komuna jonë dhe e gjithë Kosova” ka shkruar  Muharremaj./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Bali Muharremaj

Asnjë koment

Comments are closed.