20-09-2024

Aksidenti në Krushë të Madhe, dëshmitari: Dy persona i larguam nga vetura, shoferi i kamionit me lëndime në kokë

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Krushë të Madhe, ku thuhet se janë aksidentuar një kamion që barte blloka, me një veturë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson nga dëshmitarët se nga ky aksident lëndime të rënda kanë pësuar dy person që gjendeshin në makinë dhe shoferi i kamionit.

Një dëshmitar i cili ishte në vendin e ngjarjes i ka tregua Sinjalit, se dy persona në makinë janë të lënduar rëndë – ndërsa shoferi i kamionit që barte blloka thuhet të jetë lënduar në kokë dhe këmbë.

Ai gjithashtu thotë se ambulanca është vonuar më shumë se 20 minuta për të arritur në vendin e ngjarjes.

Pamjet e këtij aksidenti mund t’i shikoni më poshtë:

 

Asnjë koment

Comments are closed.