Aksidenti në Lubizhdë të Prizrenit, shoferi largohet pa e ndihmuar këmbësorin dhe pa lajmëruar Policinë
Një aksident trafiku ka ndodh në rrugën Lubizhdë-Prizren, ku dyshohet se një kamionetë ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali shoferi i kamionetës është larguar nga vendi i ngjarjes pa ia dhënë ndihmën e parë këmbësorit.
Madje ai dyshohet se nuk e ka lajmëruar as Policinë.
Siç mëson Gazeta Sinjali, ai është ndalë ka komunikuar me viktimën, dhe pastaj ka ec nga vendi i aksidentit.
Rastin e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se aksidenti ka ndodh para dy ditësh, dhe është hapur rast në Njësinë Rajonale të Trafikut në Prizren.