10-12-2024

Aksidenti në Lubizhdë të Prizrenit, shoferi largohet pa e ndihmuar këmbësorin dhe pa lajmëruar Policinë

Një aksident trafiku ka ndodh në rrugën Lubizhdë-Prizren, ku dyshohet se një kamionetë ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali shoferi i kamionetës është larguar nga vendi i ngjarjes pa ia dhënë ndihmën e parë këmbësorit.

Madje ai dyshohet se nuk e ka lajmëruar as Policinë.

Siç mëson Gazeta Sinjali, ai është ndalë ka komunikuar me viktimën, dhe pastaj ka ec nga vendi i aksidentit.

Rastin e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se aksidenti ka ndodh para dy ditësh, dhe është hapur rast në Njësinë Rajonale të Trafikut në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.