28-11-2024

Aksidenti në Zhur, vdes personi i dytë që ishte në trajtim në QKUK

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shoferi i një automjeti që ishte aksidentuar para një muaji në Zhur të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ishte aksidentuar mëngjesin e 12 korrikut.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./IO/

Asnjë koment

Comments are closed.