25-09-2026

Parashikimi i motit për të premten, 25.09.2026

Të premten parashikohet të depërtojë një front i ftohtë dhe i fuqishëm, i cili do të sjellë mot të vranët dhe herë pas here reshje shiu.

Lokalisht reshjet do të paraqiten në formë të rrebesheve, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shkarkesë elektrike. Në zonat e larta malore priten reshje bore.

Era do të fryjë nga verilindja dhe lokalisht, në momente të caktuara, pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-41 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.