Zjarr në një deponi automjetesh në Fortesë, zjarrfikësit intervenojnë prej tri orësh
Ekipet e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit po vazhdojnë intervenimin për shuarjen e një zjarri që ka përfshirë një deponi automjetesh në fshatin Fortesë.
Sipas njoftimit të publikuar, zjarrfikësit kanë qenë në vendin e ngjarjes për rreth tri orë, duke u angazhuar në shuarjen e zjarrit.
Në këtë operacion u përfshi edhe Njësia e Zjarrfikjes nga Gjakova, e cila doli në ndihmë të ekipeve në terren.

Përmes njoftimit, është shprehur mirënjohje për zjarrfikësit për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë intervenimit.
Ndërkohë, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkakun e zjarrit apo dëmet e shkaktuara.




