25-04-2024

Aksidentohen dy drejtorë të Komunës së Rahovecit

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit Smajli Latifi.

“Po, drejtori për ekonomi dhe drejtori i financave janë aksidentuar me veturë private dje rreth orës 14:00”, tha Latifi për KALLXO.com.

Sipas Latifit, drejtori për ekonomi, Artan Asllani i cili ka qenë duke drejtuar automjetin ka pësuar lëndime më të lehta, ndërsa drejtori i financave, Afrim Limani, ka pasur lëndime më të rënda.

Latifi shtoi se si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, Limani ka pasur sot një operacion në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për aksidentin e dy drejtorëve është raportuar edhe sot në raportin 24 orësh të policisë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona” thuhet në raportin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.