02-05-2024

Aksidentohen dy vetura me targa të Kosovës në Shqipëri, 3 persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, pranë Dervenit.Dy makina tip ‘Benz’ me targa të Kosovës janë përplasur më njëra tjetrën duke lënë të lënduar tre kosovarë.

Tre personat e lënduar ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe parakalimi i gabuar i njërit prej tyre.Ende nuk dihen identitetet e të plagosurve, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Asnjë koment

Comments are closed.