Aksidentohet Dua Lipa!
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka bërë aksident me veturën e saj, shkruan ‘Zëri.info”.
Ishte babai i saj, Dukagjin Lipa ai i cili përmes një postimi në Twitter ka shkruar fjalët që Dua ia ka thënë atij.
“Babi, sapo e aksidentova veturën”, ka shkruar Lipa në Twitter ku krahas fjalëve ka vendosur edhe ikona duke qeshur.
Duket se nuk është asgjë serioze dhe se 23-vjeçarja nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Kujtojmë se këngëtarja nga Prishtina, po shijon famën e saj me koncertet e shumta që po i mbanë anë e mbanë botës.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të babait të këngëtares.