03-05-2024

Vdes një person derisa punonte

Në fshatin Novosellë të Malishevës ka humbur jetën një person. Rasti ka ndodhur  derisa viktima po punonte te një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë për këtë është arrestuar një person, pasi që me disa punëtorë ishte duke e ngarkuar një kamionetë.

Viktima kishte shkuar vullnetarisht për t’i ndihmuar tashmë të dyshuarit dhe derisa po punonin kamioneta ka lëvizur dhe ka kërcyer, ka marr lëndime trupore ku edhe ka ndërruar jetë.

Në këtë komunikatën policore, thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

Asnjë koment

Comments are closed.