13-05-2024

Mbahet ekspozita “Antikiteti i qytetit të Rahovecit”

Në Muzeun e qytetit, në Rahovec, u mbajt ekspozita me temë “Antikiteti i qytetit të Rahovecit” nga autori Sheqajdin Durguti,në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Bjondina Kleqka, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit.

“DKRS-së do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të tilla, posaçërisht kur është në fokus promovimi i traditës dhe kulturës shumëvjeçare të komunës së Rahovecit”, ka thënë ndër të tjera drejtoreshe Kleqka.

Ajo ka thënë po ashtu se ekspozita do të vazhdojë të mbetet e hapur edhe në ditët në vijim dhe ka ftuar gjithë të interesuarit, që vizitojnë në Muzeun e qytetit, të njihen me pasuritë antike, me të cilat Rahoveci ndihet krenar.

Asnjë koment

Comments are closed.