14-03-2025

Aksidentohet familja me 6 anëtarë, një i vdekur dhe pesë të lënduar në Rrugën e Arbrit

Gjashtë anëtarë të një familjeje janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhë.

Shtetasi E.Z. duke drejtuar automjetin tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka vdekur bashkëshortja e tij, M.Z.. Të plagosur kanë mbetur edhe katër fëmijët e çiftit

Një prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore./IO

Asnjë koment

Comments are closed.