15-10-2026

Prizren: A ishte therje apo vdekje e natyrshme? Kryeprokurori Kryeziu jep detaje për personin që u gjet në rrugë pa shenja jete 

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se janë siguruar prova materiale dhe video-incizime lidhur me rastin e vdekjes që është raportuar në media si therje.

Kryeziu ka sqaruar se në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, viktima shihet duke rënë në tokë i vetëm, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Kryeprokurori bëri me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ekipet e forenzikës, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe prokurori kujdestar për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

 

Lexo edhe:

Prizren: Policia jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete

Asnjë koment

Comments are closed.