23-11-2026

Nis projektimi i njësisë së re onkologjike në Prizren!

Ka nisur puna për projektimin e njësisë së re onkologjike në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i teksti

Sipas tij, njësia e re do të funksionalizohet në faza, në përputhje me planin e veprimit, ndërsa në përfundim pritet të ketë kapacitete për trajtimin e 30 deri në 50 pacientëve në ditë me kimioterapi dhe 40 pacientëve me radioterapi.

Vitia ka bërë të ditur se njësia do të pajiset me akselerator linear, simulator CT dhe hapësira moderne për trajtim e kontroll.

Gjithashtu, ajo do të lidhet në mënyrë digjitale me Klinikën e Onkologjisë në QKUK, duke mundësuar planifikimin e përbashkët të trajtimeve nga ekipet mjekësore në Prizren dhe Prishtinë.

Sipas ministrit, synimi i këtij projekti është që pacientët me sëmundje malinje të marrin trajtim më afër vendbanimit, të kenë më pak pritje dhe të kursejnë shpenzimet e udhëtimit.

Asnjë koment

Comments are closed.