Aksidentohet një kosovar në Itali, ra nga një lartësi e madhe
Një 18 vjeçar me origjinë shqiptare u aksidentua në punë në një kantier ndërtimi, në via Senato në Milano (në qendër të qytetit) pasditen e sotme.
Zjarrfikësit e komandës provinciale të Milanos kanë ndërhyrë rreth orës 15:00. Në zonën ku ndodhi incidenti ka një kantier ndërtimi i cili ndodhet brenda një pallati në rinovim, shkruan TheSocialPost.
Burime të Indeksonline pohojnë se i lënduari në fjalë është Vullnet Spahiu, nga Malisheva.
Stafi mjekësor arriti ta rikuperonte atë përmes një manovre komplekse dhe të detajuar.
Gjendja e tij u rëndua menjëherë, saqë qendra operative dërgoi një ambulancë dhe një mjet mjekësor me kod të kuq, si dhe zjarrfikëset.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe oficerët e policisë lokale. Hetuesit kanë kryer të gjitha konstatimet e çështjes për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes dhe mbi të gjitha për të konstatuar çdo përgjegjësi.