07-05-2024

Prizren: Dr. Blerta Shantiri aderon në LDK

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj prezantoi sot aderimin e stomatologes Blerta Shantiri në këtë subjekt.

“Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren nga sot iu bashkua edhe doktoresha Blerta Shantiri, një stomatologe e zonja dhe e afërt me qytetarët e Prizrenit. Blerta si një grua profesionale do të jap kontribut në LDK për t’i sjellë Prizrenit një qeverisje të mirë dhe në shërbim të qytetarëve.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjithë ata që kanë ide të mbara për Prizrenin dhe Kosovën. Qytetarët e Prizrenit po i kthehen fuqishëm Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

LDK njoftoi se sot kishte një ditë të ngarkuar pune me një pjesë të strukturave të degës
“Sot gjatë ditës pritëm në zyret e degës sonë konsulentin e angazhuar nga organizata amerikane NDI Chris Holzen, ku bashkë me strukturat e degës bashkëbiseduam për sfidat dhe punën që duhet ta bëjmë çdo ditë deri në arritjen e synimeve tona.

Mund të jetë një imazh i 7 persona
LDK në Prizren është duke bërë punë të mëdha dhe të vazhdueshme që në secilin proces zgjedhor të jetë alternativa më e mirë dhe e pakonkurueshme.
Takime të tilla do të vazhdojmë të kemi edhe gjatë së ardhmes dhe me secilin anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovë”, thuhet ne njoftim.
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.