08-08-2026

Aksion i gjerë i Doganës në argjendari – kontrolle në Prizren e Suharekë

Dogana e Kosovës ka nisur sot një aksion të gjerë në sektorin e argjendarisë, me kontrolle që po zhvillohen njëkohësisht në disa lokacione në rajonin e Prizrenit, merr vesh Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se cak i aksionit janë gjithsej katër argjendari – tri në Prizren dhe një në Suharekë, ku zyrtarët doganorë po kryejnë kontrolle lidhur me dyshimet për mall të kontrabanduar dhe mall të padeklaruar.

Në mesin e lokacioneve që po kontrollohen në Prizren është edhe argjendaria e Zef Grudës.

Sipas informacioneve të para, në fokus të zyrtarëve doganorë është prejardhja e mallit, dokumentacioni përcjellës dhe verifikimi nëse produktet e gjetura janë futur dhe qarkulluar në përputhje me procedurat dhe detyrimet doganore.

Aksioni është ende duke vazhduar, ndërsa deri në këtë fazë nuk dihet sasia apo vlera e mallit që mund të jetë gjetur pa dokumentacion përkatës dhe nëse është bërë sekuestrimi i tij.

Pamje nga aksioni:

Asnjë koment

Comments are closed.