Aksion i policisë në Prizren: 151 persona u dënuan që s’respektuan masat anti-Covid 19
Policia e Prizrenit mbrëmë shqiptoj 151 tiketa për personat që nuk I respektuan masat anti-Covid 19.
Në kontrollat e bëra në 43 lokale mbrëmë shqiptoi 5 fleptparaqitje për biznese.
Komunikata e plotë:
Me datën 21 nëntor 2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 151 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 43 lokale dhe janë shqiptuar 5 fletparaqitje për biznese.
Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqitpuar edhe 83 tiketave të kundërvajtjeve në komunikacion, dhe në bazë të një urdhërarresti të gjykatës është ndaluar 1 person në afat prej 48 orë.
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.