20-09-2026

Prizren: Këta janë dy të ndaluarit pas përle*shjes me ar*më, ku u pla*gos zyrtari policor

Gazeta Sinjali ka mësuar identitetet e dy personave që janë dërguar në ndalim pas përleshjes së rëndë që ndodhi më 19 shtator në rrugën “Brigada 125” në Prizren, ku gjatë ndërhyrjes mbeti i plagosur edhe një zyrtar policor.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Leotrim Fanaj, 32-vjeçar, dhe Lavdim Arifaj, 33-vjeçar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore dhe intervistimit të të dyshuarve në praninë e avokatëve mbrojtës, Prokurori kujdestar ka marrë vendim për ndalimin e tyre.

Lautrim Fanaj është ndaluar nën dyshimin për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq, Lavdim Arifaj është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të dy janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Incidenti kishte eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit dhe thikës, ndërsa zyrtari policor që ndërhyri për ta vënë situatën nën kontroll arriti t’ua largojë armën dhe mjetin e mprehtë të dyshuarve, por gjatë ndërhyrjes mbeti i plagosur në dorë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga

Asnjë koment

Comments are closed.