23-11-2024

Aksion i policisë në Prizren, kapen dilerët e drogës

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik, se pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me datë 28.03.2024 ka arrestuar personat e dyshuar K.B., dhe E.Sh., nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, si dhe “Mbatja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Pas zhvillimit të urdhër – kontrollit në shtëpitë dhe pjesët përcjellëse të tyre, pronë e të dyshuarve, K.B., E.Sh., dhe S.F., në shtëpinë e të dyshuarit E.Sh., policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit “Kokainë”me peshë rreth 500 gr. Ndërsa në lokalin e të pandehurit K.B., është gjetur dhe sekuestruar një (1) pistoletë e llojit “TT”dhe rreth pesëdhjetë (50) fishekë.

Me urdhër të prokurorit personat e dyshuar K.B., E.Sh., gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa i dyshuari S.F., gjendet në arrati.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, ndaj të dyshuarve K.B., dhe E.Sh., do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Ndërsa, për të dyshuarin S.F., prokuroria në bashkëpunim me policinë, janë duke kryer hetime intensive për kapjen e tij.

Asnjë koment

Comments are closed.