19-04-2024

Aksion në orët e vona në “Abi Çarshia”, Zemaj me policinë dhe inspektorët

Edhe në ditët e vikendit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk ka ndalur së monitoruari se sa po respektohen rregullat antiCovid në Kosovës.
Këtë të shtunë në orët e vonshme Zemaj së bashku me Policinë dhe Inspektoratin kanë vizituar “Abi Çarshinë”.

Gjatë këtij aksioni institucionet e rendit dhe Zemaj kanë vëzhguar dhe kontrolluar në lokale se sa po mbahet distanca 2 metra dhe bartja e maskave.

Ndryshe, Zemajn është duke kryer kontrolle javore në ditët e vikendit në qendra të mëdha dhe lokale ku janë më të frekuentuar nga njerëzit për të parë nga afër respektimin e masave.

 

Pas këtij inspektimi, Zemaj ka kontrolluar edhe disa lokale në “Shadërvan” në qendër të Prizrenit./IndeksOnline/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.