Aksion në Veri: 9 të arrestuar, doganierë dhe 1 policë!
Dogana e Kosovës në asistim nga Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion, ku janë bastisur katër lokacione.
Sipas burimeve të Indeksonline, bëhet e ditur se nga ky aksion janë arrestuar 9 zyrtarë të doganës dhe një polic.
Aksioni ka të bëjë me disa zyrtarë doganier të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka thënë se dyshohet për disa vepra penale.
“Ky aksion është duke u referuar me urdhër të Prokurorisë Speciale ku dyshohet për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Lutfiu.
P. S Foto nga akivi