Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda si rezultat i shkatërrimit të një grupi kriminal qe ishte realizuar vitin e kaluar (02.10.2023), ku ishin arrestuar tre persona të dyshuar, në vazhdën e bashkëpunimit ndërkombëtare, lidhur me rastin ‘’Gjermania’’ ka vazhduar hetimet edhe përgjatë këtij viti.

Në këtë operacion policor të realizuar sipas urdhëresës nga gjykata, janë kontrolluar 14 lokacione me ç’rast janë konfiskuar një sasi e konsideruar armësh dhe municionesh të kalibrave të ndryshëm.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin dhe zbulimin e të gjitha veprave penale në vend si me theks të veçantë ato në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.



