18-05-2024

Prizrenasi gjen një kuletë me mbi 500 euro, e dorëzon në Polici 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga komuna e Prizrenit, ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 eurove, 6100 lekë shqiptare, para metalike prej një dollari amerikan, si dhe dokumente personale si letërnjoftimin dhe patentë shoferi.

Ai menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren, ka njoftuar Policia.

“Personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D., nga Republika e Shqipërisë. Pranim-dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka falënderuar qytetarin A.P. për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.