02-12-2024

Aksioni anti-drogë i policisë, Sveçla: Krimet do të luftohen pa dallim, të gjithë do të sillen para ligjit

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionin e suksesshëm që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë euro, 1445 eurove, 8970 dinarëve, dy telefonave celularë, 17 kartelave grafike për prodhimin e kriptovalutave, si dhe me arrestimin e të dyshuarit i cili rezulton të jetë i përfshirë në aktivitete te shumta kriminale”, ka shkruar Sveçla, teksa ka shtuar se të gjithë që kryejnë vepra penale do të sillen para ligjit.

“Siç kam theksuar në vazhdimësi, aktivitetet policore në luftimin e krimeve pavarësisht llojit të krimit, por edhe përkatësisë nacionale do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit”, u shpreh ministri Sveçla.

 

Asnjë koment

Comments are closed.