26-04-2024

Aksioni i madh kundër fajdes/ Kryeprokurori Jashari jep detaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion të madh kundër fajdes në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri.

Aksionin për IndeksOnline e ka konfirmuar kryeprokurori Shukri Jashari i cili ka thënë se që nga mëngjesi janë duke u kryer disa bastisje në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri.

Deri në këto çaste në pranga kanë përfunduar katër persona ndërsa janë konfiskuar edhe prova në lidhje me rastin.

“Aksioni është duke vazhduar në tri lokacione, Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri. Hetimet në lidhje me këtë rast kanë nisur në mars ndërsa më herët janë arrestuar disa të dyshuar për fajde të cilët ndodhën në paraburgim”, ka thënë Jashari.

Asnjë koment

Comments are closed.