Aktakuza kundër tetë personave në Prizren
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër dyzetetetë (48) personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Referuar njoftimit, gjatë kësaj kohe, Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./GazetaePrizrenit.net