22-03-2025

Aktakuza ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka publikuar raportin e vitit 2025 mbi Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve, i njohur si INCSR, i cili fokusohet në përpjekjet për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme, përfshirë ato të lidhura me narkotikët.

Ky raport është një nga instrumentet kryesore për vlerësimin e masave të marra nga shtetet për të adresuar kërcënimet globale të pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit.

Në raportin e DASH-it për luftimin e krimit, përmendet ngritja e aktakuzës ndaj Milan Radojçiq dhe të tjerëve, të cilët ishin pjesëmarrës në sulmin terroris të 24 shtatorit 2024 në Banjskë.

Raporti thekson se, duke shfrytëzuar aftësitë dhe mentorimin e ofruara nga Zyra Ndërkombëtare e Zhvillimit Prokurorial, Ndihmës dhe Trajnimit (OPDAT), një prokuror në Kosovë ngriti aktakuzën ndaj 45 të pandehurve, përfshirë Radojciq.

Raporti INCSR është një analizë vjetore që i jep shtetit të SHBA-së mundësinë të monitorojë dhe vlerësojë përpjekjet e shteteve të tjera në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme.

Asnjë koment

Comments are closed.