Aktakuzë kundër 13 personave në Prizren
Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur njëqindetre (103) aktakuza kundër njëqindenëntëmbëdhjetë (119) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është kryer një (1) bastisje në dymbëdhjetë (12) lokacione në tre (3) komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe janë sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit kundër dy (2) personave. Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) bastisje në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme në tre (3) komuna të Kosovës. Gjithashtu, kjo prokurori ka gjatë operacionit ka sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi.
Sa i përket Prizrenit, Prokuroria Themelore gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /GazetaePrizrenit.net