20-05-2024

Aktakuzë kundër 5 personave në Prizren

Prokurori i shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza, kundër shtatëdhjetepesë (75) personave për vepra të ndryshme penale, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake apo para-policore” nga neni 3 i Ligjit nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja“. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK

Asnjë koment

Comments are closed.