26-04-2024

Aktakuzë kundër 7 personave në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit,  Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy persona për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në komunikatë./ GazetaePrizenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.