13-12-2024

Aktakuzë kundër gjashtë personave për plagosjen në karburant në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve: M.G., Sh.G., A.G., A.G., E.M., dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale dhe atë: M.G., veprat “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit”.

Të akuzuarit Sh.G. dhe A.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, mndërsa të akuzuarit, Sh.G., A.G., A.G., E.M., dhe A.M., kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari M.G., me datë 04.07.2019 në Suharekë, në oborrin e pompës së derivateve të naftës ,,Ard com oil” pas një mosmarrëveshje paraprake që ka pasur i akuzuari E.M., me vëllezërit e të akuzuarit, Sh.G., dhe A.G., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Sh.M., në atë mënyrë që e lë takimin në oborrin e pompës së derivateve ,,Ard com oil” lidhur me mosmarrëveshjen e ndodhur disa orë më herët. Dhe, pas takimit dhe zhvillimit të një bisede të shkurtër fillon një rrahje e të akuzuarit M.G., së bashku me vëllezërit e tij Sh.G., A.G., dhe A.G., me E.M., dhe A.M., dhe të dëmtuarin Sh.M.

Në kumtesën nga Prokuroria, thuhet se kështu, i pandehuri M.G., i cili në brez e kishte pistoletën e markës M 57 e kalibrit 7.62 mm e nxjerr dhe me të shtënë në drejtim të të dëmtuarit Sh.M., ashtu që e qëllon duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe plagë nga arma e zjarrit.
Me këto veprime, i akuzuari M.G., ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KRPK-së.

“I akuzuari i dytë Sh.G., dhe i akuzuari i tretë A.G., si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, kurse, të akuzuarit Sh.G, A.G dhe A.G., si dhe E.M., dhe A.M., kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” sipas KPRK-së.
I pandehuri M.G., gjendet në paraburgim, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të vazhdohet kjo masë, si dhe të gjashtë të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë”, thuhet në kumtesë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.