17-05-2024

Aktakuzë ndaj 20 personave në Prizren

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetenjë (81) aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë (99) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e tre automjeteve dhe çelësave të tyre: një (1) automjet –i markës VW-19E, një (1) automjet –i markës VW-Golf si dhe një (1) automjet –i markës Mercedes Benz, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Asnjë koment

Comments are closed.