21-12-2024

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte, ngarkohet se mori pjesë në vrasjen e civilëve shqiptarë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë kundër Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë vërtetuar se Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë.

Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë së i pandehuri është në arrati.

Asnjë koment

Comments are closed.