30-01-2025

Aktakuzë ndaj një serbi që dyshohet për dhunë sek:suale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet C.K., i nacionalitetit serb, nën dyshimet për kryerje të veprës penale, krim i luftës kundër popullsisë civile.

“Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu është bërë e ditur se Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që procesi gjyqësor të zhvillohet në mungesë, pasi i pandehuri është i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale ka ngritur një varg aktakuzash tjera në mungesë edhe në fund të dhjetorit, kryesisht për krime të kryera gjatë luftës në Kosovës.

Gjykimi në mungesë, sipas sistemit të drejtësisë në Kosovë, mund të zhvillohet vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për ta siguruar praninë e të akuzuarit.

Asnjë koment

Comments are closed.