04-05-2024

Aktivistët e Vetëvendosjes dënohen me 20 euro gjobë pasi goditën me vezë Murat Mehën

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Egzon Azemi dhe Kushtrim Avdimetaj janë dënuar me nga 20 euro gjobë pasi goditën me vezë Murat Mehën, Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook Azemi i cili tha se nuk do e paguaj këtë dënim sepse u bë në mbrojtje të tokës së Kosovës.Ai thotë se një herë duhet të dënohen shefat e Mehës nga të cilët erdhi ky dënim, nga PDK-ja.

Ndryshe gjuajtja me vezë e Murat Mehës, atëherë kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, ndodhi në janar të vitit 2016.Postimi i potë i Azemit:Para disa dite me erdhi një letër nga Gjykata në shtëpi. Ishte një vendim për dënim me gjobë 20€.

Kur e kontrollova emrin e zyrtarit që ma kishte dërguar vendimin, në foton e dytë të profilit të tij ishte llogo e PDK-së, por megjithatë vendosa të shkojë ta shoh se për çka duhet të paguaj.Kur shkova sot, me thanë se jemi dënuar së bashku me aktivistin Kushtrim Avdimetaj, me nga 20€ gjobë për gjuajte me vezë ndaj Murat Mehës. Përsoni që i bëri dëm një vendi duke faluar/shitur territore, e pa u dënuar ky e shefat e tij, jo nuk do paguajmë ne që protestuam simbolikisht. Gjykimet e dënimet politike do marrin fund shumë shpejt, ashtu siq morrën fund pushtetarët që shkaktuan dëme të njëpasnjeshme por kurrë su dënuan nga sistemi i Drejtësisë!

Shumë nga ne u rrahem e mbajtëm burg për protestat tona kundër Demarkacionit. Astriti u vra duke u akuzuar rreth kësaj çështje. Që demarkacioni të kalonte na thanë se vjen liberalizimi, përsëri gënjyen e gënjyen…Por fatmirësisht soji i tyre morri fund!

Asnjë koment

Comments are closed.