Aktivizohet LDK në Prizren: Ne ngritemi kur të tjerët mendojnë që mbaruam
Pas një kohe të gjatë, dega e Lidhjes Demokratike te Kosovës në Prizren, sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së saj, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i saj, Anton Quni.
Përmes një shkrimi në facebook, në faqen zyrtare të këtij subjekti politik thuhet se ”Ne ngritemi kur të tjerët mendojnë që mbaruam dhe se LDK në Prizren, udhëhequr nga kryetari Anton Quni është gati për sfidën e radhës”.
Ndryshe, mbrëmë në Prizren ka qëndruar Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ku në disa fotografi të postuara në rrjetin social facebook nga ish kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ajo është takuar kryesisht me një pjesë të elektoratit të LDK-së në Prizren.
Shkrimi i plotë:
LDK ✌
– Lidhja Demokratike ka lindur si nevojë e qytetarëve të Kosovës dhe me nevojat e tyre do të jeton.
– Kur LDK ka guxuar të tjerët as që kanë egzistuar.
– Ne ngritemi kur të tjerët mendojnë që mbaruam, kujtojeni periudhën e pasluftës.
– Ne jemi themeltarë të kësaj Kosove, punojmë për të dhe jetojmë e frymojmë me kërkesat e saj.
LDK në Prizren, udhëhequr nga kryetari Anton Quni është gati për sfidën e radhës.
Gati për fitore ✌