23-04-2024

Hajnat shpojnë murin për të vjedhur Super Viven në Xërxe, vodhën cigare dhe rreth 10 mijë euro

Hajnat kanë shpuar murin për të realizur qëllimin e tyre për të vjedhur supermarketin e Supër Viva që gjendet në Xëxe të Rahovecit.

“Me datë 03.01.2021 në ora 07:00 Stacioni policor- Rahovec ka pranuar informatën se është kryer vjedhje në Qendren tregtare ,,Super viva“ në fsh.Xerxe. Patrullat policore i janë pergjigjur thirrjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendgjarje kanë dalur njësiti i hetimeve dhe forenzika të SP-Rahovec, si dhe njësiti i hetimeve rajonale që kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e deshmive”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjyrkaj.

Ai ka thënë se personat e panjohur në objekt kanë depëtuar nga ana perendimore (pasme),ku kanë apur një vrime në murin e jashtëm me mjete të forta në dimensione 40×50 cm, përmes saj kanë depërtuar brenda dhe kanë kryer vjedhjen.

“Sipas informatave të para dyshohet së janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e cigareve të ndryshme 100 shteke, si dhe janë thyer arkat,
ku janë vjedhur të holla në vlerë rreth 10.000 Euro. Rastin në fjalë e merr Njesiti i hetimeve”, ka thënë Gjurkaj.

Asnjë koment

Comments are closed.