Aktori i famshëm amerikan, Danny DeVito e ka zbuluar prejardhjen e tij shqiptare.
Ai ka thënë se gjyshja e tij kishte qenë nga Kalabria dhe e kishte folur dialektin gegë, të cilit DeVito i referohet si gjuhë.
“Familja ime është nga Kalabria. Njëra prej gjysheve të mia është nga Kalabria që është bash te çizmja e Italisë, e aty është edhe Shqipëria, dhe ajo e fliste – unë e kam njohur vetëm kur kam qenë shumë i vogël sepse ajo ishte tetëdhjetë e kusur vjeç dhe po vdiste – e kishte thyer këllkun, ishte e lidhur për shtrati. Tregim tragjik, më falni që e përmenda”, ka thënë DeVito në podkestin The Alëays Sunny, ku ka bashkëbiseduar me kolegët e tij nga seria komike “Gjithmonë Kohë me Diell në Fildadelfi”.
“Ajo fliste një gjuhë të quajtur gegërisht. E njerëzit atje mund ta dinë se për çka po bëhet fjalë. Disa mund ta dinë – është një lloj gjuhë disi hibride e që ishte një gjë shqiptaro-italiane. Gjyshit tim s’i pëlqente natyrisht kjo sepse gjyshja e fliste këtë gjuhë me shoqet e saj”.
Ai ka treguar që vite më pas ishte takuar me dikë gjatë udhëtimeve të tij dhe i cili e fliste gegërishten.
“Gjuha është shumë e bukur. E pata takuar një person gjatë udhëtimeve të mia i cili e dinte gjuhën – ai qe lindur në skajin jugor të Italisë dhe gjuha është shumë e bukur. Gjëja e vetme që di është për shiun – SHI!”