24-04-2024

Viktima shqiptare e vrarë në Zvicër është nga Hasi

28-vjeçari nga Kosova, Zenel Gashi që vdiq pas therjes me thikë në rrugët e Biere në Zvicër është nga fshati Rogovë e Hasit, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Kjo është bërë e ditur nga familjarët përmes  postimeve në rrjete sociale.

Ndërkaq, OVL e  UÇK-ë në HAS i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Gashi nga Rogova, “për vdekjen e djalit të tyre në moshë shumë të re”.

Sipas njoftimeve, autori i dyshuar i këtij akti thuhet se është një shtetas kosovar 55-vjeçar, që është arrestuar nga Policia.

Gashi u gjet i pajetë në rrugë dhe kishte humbur një sasi të madhe gjaku.

Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se dy personat kishin njohje me njëri-tjetrin, ndërsa po vijon puna për të zbuluar se cilat ishin arsyet që çuan në krim.

Shtetasi 28-vjeçar kosovar, i cili nuk kishte vendbanim të njohur në Zvicër, vdiq në vend të ngjarjes si pasojë e një plage me thikë në zonën e gjoksit.

Asnjë koment

Comments are closed.