12-05-2024

Aktori i njohur turk vjen në Tiranë: Ja pse nuk ndihem i huaj në Shqipëri

Në Tiranë ishte aktori i njohur turk Erçan Kesal.

Ai ka fituar edhe zemrat e shqiptarëve me rolin e baba Idrizit në serialin “Çukur”.

Aktori ka rrëfyer se përse ka ardhur për herë të parë në Shqipëri.

“Është një ndjenjë shumë e veçantë që nuk e kam ndjerë në vendet e tjera. Unë këtë ndjenjë nuk e kam ndjerë në asnjë vend tjetër të Europës. Unë ndihem këtu sikur jam në një qytezë tjetër të Turqisë, nuk ndihem si i huaj. Vetëm se nuk është afër, por kemi një afërsi shpirtërore, në zemër”, tha ai.

Erçan nuk është vetëm aktor, ai është po ashtu mjek, regjisor madje dhe shkrimtar i njohur në Turqi.

Roli i tij në ‘Çukur’ pëlqehet shumë nga publiku, pasi transmetonte parimet më të mira të një qenieje njerëzore: drejtësi, forcë apo personalitet./noa.al/

Asnjë koment

Comments are closed.