Aktorja rrëfen momentin e dhimbshëm: Gjithçka ia lashë shtatzënisë, por kisha tumor

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi për shumë persona njihet si “Sasa” për shkak të rolit në serialin komedi.

Ajo ka rrëfyer para publikut një periudhë të errët të jetës së saj. Bëhet fjalë për diagnostikimin me tumor para 7 vitesh, të cilin e mësoi gjatë shtatzënisë.

“Unë në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh edhe të vjella. Në atë periudhë të gjitha ja lashë shtatzënisë. Por më pas e kuptova se nuk ishte ashtu, më vonë e kuptova që unë në kokë kam tumor. Në atë kohë nuk i tregova askujt. Nuk doja ta merrnin vesh prindërit e mi, sepse më kanë fëmijë të vetëm”, tregoi aktorja në emisionin “NIN”.

Më pas vijoi duke treguar se cila ishte gjëja e fundit që donte të bënte pasi mendonte se jeta për të do të mbaronte.

“Por në atë kohë mendova të kthehem në një film dhe të lë një dokument të fundit. Sepse kam menduar aso kohe se do të luaja rolin tim të fundit. Ka qenë periudhë e vështirë, por kaloi me sukses”, u shpreh Adriana./noa.al/