26-11-2024

Akuzat për haraç e fajde, Anton Quni i përgjigjet Abelard Tahirit

Në fakt është ish- ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që mbrëmë ka hedhur akuza të rënda në adresë të ministrit Quni dhe familjes së tij.

Ai tha se ministri Anton Quni dhe familjarët e tij merren me haraç e fajde.

E ndaj këtyre akuzave nuk ka heshtur ministri aktual i Mbrojtjes, Anton Quni.

Ai ka thënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, se do të konsultohet me familjarët e mandej do ta padisin Abelard Tahirin.

“Unë e dëgjova mbrëmë, do të konsultohem me familje dhe këtë çështje do ta drejtojnë organet e drejtësisë ku ai do të jetë i padituri për shpifje”, tha Quni për FaktePlus.

E nuk është vetëm Quni ndaj të cilit Tahiri mbrëmë hodhi akuza.

Tahiri akuza ka hedhur akuza edhe për zëvendësministrin që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi.
“Ne e kemi akuzu Haki Abazin për keqpërdorim të fondeve, për keqpërdorime. Ne kemi akuzuar një ministër të Albin Kurtit qoftë për fajde e qoftë për haraç qoftë për prostitucion. Ne do të dalim edhe në ditë në vijim. PDK e ka akuzuar edhe në të kaluarën Anton Qunin si një njeri, ku edhe familjarët e tij janë të involvuar në fajde edhe haraç dhe në afera të tjera të dëmshme që lidhen me aktivitet kriminal”, ka thënë Tahiri.

Asnjë koment

Comments are closed.