27-07-2024

Rahoveci sonte luan ndeshjen e fundit në grupe të Ligës Ballkanike

Rahoveci sonte do të luajë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën Ballkanike.

Vreshtarët do të jenë mysafirë të Ibër Rozhajës në Ligën Ballaknike. Takimi zhvillohet nga ora 17:00.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 74:77 për Ibër Rozhaja.

Vendasit me një fitore do të përfundonin në vendin e tretë në renditje, derisa Vreshtarët do të duhet të fitojnë me tri pikë dallim që të renditen në vendin e tretë.

Me humbje do të përfundonin këtë fazë në vendin e pestë.

Njëkohësisht kjo është faza e fundit në grupe dhe pastaj fillon faza tjetër, ku secila skuadër do të ketë katër ndeshje, dy në shtëpi dhe dy si mysafir, në varësi prej renditjes.

Asnjë koment

Comments are closed.